Medi
KOSOVËLAJME

Vuçiq: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në BE, është “vendim politik” dhe jo çështje merite, shkruan Mitropol.

Vuçiq tha se sfidë për Serbinë në rrugën drejt BE-së, siç shkruan IndeksOnline, është mosgatishmëria  e saj për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Premium Store

“Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës.”, tha Vuçiq.

Gjatë forumit në Pragë, Vuçiq u takua edhe me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin, sipas tij, pati një “bisedë përmbajtjësore dhe konstruktive” për vazhdimin e bisedimeve nën ndërmjetësimin e BE-së, sfidat rajonale dhe ruajtjen e paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor./Mitropol/

Active 1