
Basketbollisti nga Mitrovica, Samir Zekiqi, është larguar nga klubi basketbollistik i Prizrenit, KB Bashkimi, shkruan Mitropol.
KB Bashkimi ka shprehur vlerësim për përkushtimin të Zekiqit ndaj klubit përgjatë dy viteve.
“I dëshirojmë shëndet të plotë, suksese dhe çdo të mirë në kapitullin e ri të karrierës së tij!”, shkroi ky klub.








