
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Vushtrri sepse dyshohet se e kishin ndjekur nëpër rrugë të ndryshme një femër, gjë që sipas policisë, kishe shkaktuar frikë dhe shqetësim tek ajo, shkruan Mitropol.
Sipas komunikatës së policisë, dy personat e kishin ndjekur femren në fjalë me motorr katër-rrotësh.
Këtij incidenti, sipas tyre, i kishte paraprirë një konflikt i mëhershëm.
“Këtij rasti, dyshohet se i ka paraprirë një incident i disa ditëve më parë në mes të familjes së të dyshuarve dhe bashkëshortit të ankueses, rast i cili është proceduar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.”, thuhet në komunikatë.
Pas intervistimit dhe veprimeve tjera hetimore, është sekuestruar mjeti mbi dyshimin e kryerjes së veprës penale “Ngacmim”.
“Pas intervistimit dhe veprimeve tjera hetimore, me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarve është inicuar rasti për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale ,,Ngacmim’’, është sekuestruar mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale e gjithashtu me vendim të prokurorit, të dyshuarit A.G. 19 vjeҫar i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndersa i dyshuari i mitur K.H. 17 vjeҫar është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në komunikatën e policisë./Mitropol/








