Premium Store
KOSOVËLAJME

Trupi i pajetë i shoferit nuk është larguar ende nga vendi i ngjarjes

Mediet po raportojnë vazhdimisht për ngjarjen tragjike që ndodhi në Gllogjan të Deçanit, ku  pas një atentati mbi një autobus me udhëtarë ka humbur jetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i shoferit po vazhdon të qëndroj në vendin e ngjarjes ku edhe pritet të arrijë  ekipi i Mjekësisë Ligjore i cili më pas do ta bëj edhe tërheqjen e kufomës.

Aurora Group

Deri më tani, zyrtarisht është bërë e ditur për tre të vdekur dhe disa të lënduar që po vazhdojnë të trajtohen në spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë ekipet e forenzikës, njësitet policore si dhe prokuroria të cilat janë duke zhvilluar hetimet për ngjarjen tragjike që trondit vendin mbrëmjen e sotme./Gazeta Sinjali

Weelnes