Active 2
KOSOVËLAJME

“Remi” thotë se Kurtit i është ofruar një program drejtësie, por është refuzuar

Ish-deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa të shtunën në emisionin “Oxygen” ka folur në atë se a ka Kosova nevojë për një prokurori si SPAK në Shqipëri, shkruan Mitropol.

Mustafa tha se kryeministrit të Kosovës i është ofruar një program i till, por sipas tij, ai program ende nuk është pranuar.

Aurora Group

“Po e them ndoshta për herë të parë. Kryeministrit të Kosovës i është ofruar një program me pesë pika për rend, për drejtësi nga miqtë tanë ndërkombëtar. Ndër ta është edhe instrumenti i FBI-së, për me u vendosë në Kosovë. Ende njerëzit tanë, kryeministri me sektorët adekuatë janë në njohje me këtë punë, nuk kanë mundur ta pranojnë këtë program ende, nuk janë të gatshëm ta pranojnë. Ju duket ndoshta që është kompetencë e zgjeruar” është shprehur ish-deputeti./Mitropol/

Dukato 1