
Tre të rinj nga Mitrovica e Jugut janë shoqëruar në Stacionin Policor në Jug, pasi kishin inskenuar një rrëmbim, shkruan Mitropol.
IndeksOnline kishte pranuar një video të publikuar në TikTok nga personi J.I., i cili dyshohet se kohë pas kohe nxit dhunë përmes profilit të tij, në këtë platformë.
I dyshuari në fjalë fillimisht kishte paralajmëruat marrjen peng të një moshatari, duke thënë se do ta lidhë në sy të të tjerëve, pasi e kishte sharë.
Më vonë, ai kisht epostuar video nga “marrja e pengut” ku shfaqej një i ri, gjysmë i zhveshur e me qese të zezë në kokë.
Lidhur me rastin, Drejtoria Rajonale e Policisë së Mitrovicës i ka treguar IndeksOnline, se personat në fjalë janë miq mes vete dhe video-incizimi ka qenë i planifikuar në formë shakaje nga ta.
Policia ka shaiptuar gjobë prej 500 eurosh për të dyshuarit, për kundravajtje.
“Lidhur me këtë rast është konsultuar prokurori i cili ka dhënë udhëzimin se në këtë rast nuk ka elemente të veprës penale por bëhet fjalë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Andaj ndaj tre personave, policia ka shqiptuar gjobën për kundërvajtje në shumë prej 500 euro, bazuar në Ligjin për Rendin dhe Qetësinë Publike”, deklaron policia.
Videoja është larguar nga profili i të dyshuarit./Mitropol/








