
Një punonjës në një pompë derivatesh në Zubin Potok ka njoftuar policinë se dikush më 11 qershor, kishte paguar me 100 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara, shkruan Mitropol.
Një person është arrestuar të shtunën mbi dyshimin e pagesës me kartmonedhën e falsifikuar.
Rasti, sipas policisë, është duke u hetuar.
“Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedhën e dyshuar për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.
Rasti, sipas policisë, është duke u hetuar./Mitropol/








