Active 2
KOSOVËLAJME

Muharremi: Bota po digjet, Kosova po e bllokon Parlamentin dhe po e godet ekonominë e vet

Analisti Shënoll Muharremi ka thënë se Kosova nuk e ka një “kornizë modeste të sigurisë dhe mbrojtjes” gjërsa po e bllokon Parlamentin dhe po e godet ekonominë e vet, shkruan Mitropol.

Sipas Muharremit, thotë se në 26 vite, sipas tij, do të kishim mundur të krijonim një ushtri funksionale, por “kemi qenë të zënë me gjithçka tjetër.”

Medi

Analisti tha se ne na duhen 10 miliardë euro për t’u ndjerë të sigurtë edhe pa NATO-n e KFOR-in.

“Neve na duhen minimum 3 miliardë euro investime urgjente për me kriju një kornizë modeste bazike të mbrojtjes dhe sigurisë për luftë të vërtetë. E pastaj, deri në 10 miliardë euro, na duhen për me e kompletu mbrojtjen që me u ndje të sigurt edhe pa NATO-n dhe KFOR-in.Po çka po ndodh këtu? Po i sulmojnë dhe po dojnë me i shkatërru bizneset dhe prodhuesit vendorë, duke i qitë në rrugë e në mal me çmime të energjisë tri-katër fish më të larta. Kështu, pa biznese të forta e pa ekonomi të fuqishme, nuk ka as mbrojtje e as siguri kombëtare, sepse ato blehen me miliarda, dhe ato miliarda duhet ekonomia me i gjeneru e me i fitu.”, tha Muharremi.

Ai poashtu tha se përkrahja për biznese dhe zhvillimi ekonomik është interes thelbësor kombëtar./Mitropol/

Premium Store