Premium Store
KOSOVËLAJME

Balje do ta votonte qeverinë e ish-opozitës me një kusht – krijimin e një komune boshnjake

Deputetja Duda Balje, para seancës së 32-të konstituive, tha se duhet bërë një “marrëvëshje e shëndetshme”, ku edhe tregoi kushtin për votimin e një qeverie të ish-opozitës, shkruan Mitropol.

 

Premium Store

Deputetja tha se do të votonte një qeveri të ish-opozitës, si dhe përmendi kushtin – krijimin e një komune boshnjake.

“Po. Unë pata një kërkesë konkrete për një komunë boshnjake, dhe unë ndërkohë fola edhe me opozitën për këtë, e cila është kërkesë nacionale, nuk është e imja apo e partisë dhe unë mora si një dritë të gjelbër. Nëse është në gjendje për të folur më konkretisht, po, unë do ta votojë”, tha Balje.

Ajo tha se LDK-ja ka bërë hap konkret me propozimin e Qeverisë së Unitetit.

“Po. Është një prej ideve që konkrete. A është e mirë a është e keqe? Është ide dhe është konkrete. Ata e kanë konkretizuar me 15 pika. A janë të realizueshme a nuk janë, është plan. Ishalla edhe këto dy partitë tjera dalin me një plan konkret edhe mbase ne duhet me vendos cili është më mirë. Bile LDK-ja ka bërë një hap konkret.”, tha ajo.

Sot dështoi seanca e 32-të tentuese për konstituimin e Kuvendit./Mitropol/

Premium Store