
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona të shtunën mbrëma në Prizren pas një operacioni për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shkruan Mitropol.
Katër personave policia u kanë gjetur thika dhe një tjetri një armë zjarri, të cilat i ka sekuestruar.
Arrestimet erdhen pasi u kontrolluan disa lokale të natës (bar-lounge) ku u gjetën këta persona.
Ata janë arrestuar dhe pas disa procedurave, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Armët dhe mjetet e sekuestruara do të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale që është iniciuar ndaj të dyshuarve për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””., thuhet në komunikate.
Policia tha se mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët./Mitropol/








