Aurora Group
KOSOVËLAJME

Prishtinë, aksidenti i trafikut doli të ishte tentim vrasje

Një rast më 15 qershor, që në fillim u raportua si aksident trafiku, doli të ishte tentim vrasje, pasi hetimet dhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbuluar se viktima është goditur me qëllim, shkruan Mitropol.

Ngjarja,  siç përcjell Sinjali, ndodhi rreth orës 19:30, në rrugën “Llapi” në Prishtinë, ku Egzon Isufi, 32-vjeçar, që po lëvizte në këmbë, u gofit nga një veturë Audi, me ngjyrë hiri. Fillimisht ai u tajtua si një viktimë e aksidentit dhe u dërgua në QKUK për trajtim.

Medi

Mirëpo, më 16 qershor, pas sigurimit të filmimeve të momentit të ngjarjes, është vërejtur se drejtuesi i veturës e kishte goditur qëllimisht këmbësorin, e më pas ishte larguar nga vendgjarja.

Prokurori i Shtetit, e ka cilësuar rastin si “Tentim vrasje”.

Hetimet po vazhdojnë./Mitropol/

Active