Berisha për Kurtin: Ai është një njeri qiragji në vendin tonë, që jeton si endacak në mes Kosovës dhe Norvegjisë

Ish-deputeti Zafir Berisha, ka reagur pas deklaratës së Albin Kurtit, ku i quajti deputetët e ish-opozitës, “nomad”, duke e quajtur Albinin me të njëjtin emërtim, si dhe “endacak”, shkruan Mitropol.
Berisha tha se Kurti është një “njeri qiragji në vendin tonë”.
Kurse, sipas tij, familja e Kurtit jeton mes Kosovës, Norvegjisë e Serbisë.
“Më shumë se Albinit që i pëtshtatet fjala “nomad” nuk i përshtatet askujtë.Ai është një njeri qiragji në vendin tonë, që jeton si endacak në mes Kosovës dhe Norvegjisë, ndërsa familja i jeton në trekëndëshin Kosovë-Norvegji-Serbi”, ka shkruar Berisha./Mitropol/








