
Në orët e mesditës së sotme, policia në Vushtrri ka arrestuar një person që ishte në kërkim për veprën penale “Vjedhje”, shkruan Mitropol.
I dyshuari ishte dënuar me 3 muaj burgin për veprën e caktuar penale. Ai pas lokalizimit nga njësia policore është ndaluar dhe proceduar sipas ligjit.
I njëjti, pas përfundimit të veprimeve policore, është dërguar për të vuajtur dënimin me burg./Mitropol/








