
Bashkimi Europian nuk është në dijeni dhe as e përfshirë në projektin e ndërtimit të dy urave që pritet të lidhin Mitrovicën Jugore me atë Veriore, shkruan Mitropol.
Kështu ka thënë një zëdhënës i BE-së për Express.
I njëjti tha se projekte të tilla infrastrukturore duhet të jenë gjithëpërfshirëse
“BE-ja as nuk është në dijeni dhe as e përfshirë në këtë projekt. Çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse duke përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet e prekura”, ka thënë ai.
Disa ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje kishte publikuar një projekt ku parashihej ndërtimi i dy urave përkatëse./Mitropol/








