
Pas dekadash shërbimi të përkushtuar dhe profesional në administratën publike, Xhevat Zejnullahu, Drejtor i Thesarit në Ministrinë e Financave, ka dalë në pension. Emri i tij është i lidhur ngushtë me ndershmërinë, korrektësinë dhe profesionalizmin në shërbimin publik.
Me prejardhje nga fshati Llaushë i Skënderajt dhe banues në Mitrovicë, Zejnullahu ka lënë gjurmë të në historinë moderne të Kosovës, jo vetëm për kontributin në fushën e financave, por edhe si ish-deputet i 2 Korrikut – një nga datat më të rëndësishme në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.
Për dekada të tëra, ai ka shërbyer me përkushtim të rrallë, duke ruajtur integritetin dhe dinjitetin në çdo detyrë që ka mbajtur. Me rastin e pensionimit të tij, familjarët i organizuan një surprizë të veçantë, në shenjë mirënjohjeje për jetën dhe punën e tij të palodhur.











