
Anëtari i LDK-së, dhe ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se pas shumë bisedave me familje, e më shumë njerëz, ka vendosur t’i rikthehet garës për kryetar të Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Ai tha se i ka munguar, mbi të gjitha, mundësia për të shërbyer, sipas tij, e jo sunduar.
“E kam ndjerë mungesën tuaj çdo ditë. Më ka munguar zëri i qytetarit të zakonshëm që kërkon zgjidhje, më ka munguar energjia e shkollave tona, fryma e bashkëpunimit me fermerët tanë, dhe mbi të gjitha – më ka munguar mundësia për të shërbyer, jo për të sunduar.”, shkroi Tahiri.
Tahiri tha se kur isha në detyrë, nuk premtoja mrekulli, sipas tij, por punoja “ditë e natë për të realizuar premtimet që ju më besuat”.
Ai tha se Vushtrria nuk ka nëvojë për spektakël por për punë.








