Medi
02LAJME

Vdes 34-vjeçari pasi nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti në Lushtë të Mitrovicës

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi më 6 qershor në fshatin Lushtë, përgjatë rrugës rajonale Pejë-Mitrovicë, ka përfunduar tragjikisht për 34-vjeçarin Lavdim Hoti, i cili humbi jetën pas 14 ditësh trajtim intensiv në QKUK, shkruan Mitropol.

Më 20 qershor, rreth orës 19:55, Hoti ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë.

Active

Sipas burimeve të Sinjalit, Hoti kishte qenë duke drejtuat veturën Volkswagen 1K, kur në një kthesë të thellë humbi kontrollën dhe përfundoi në humnerë.

Në veturë ndodheshin dy pasagjerë, L.N., 29-vjeçare dhe D.H., 18-vjeçare – të cilët persona pësuan lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti kishte ndodhur si pasojë e mosadaptimit të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Trupi i pajetë është liruar për familjarët.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Mitrovicë.

Premium Store