Active 2
02LAJME

I gjendet drogë të riut nga Mitrovica e Veriut në cigare

Një kontroll rutinë e policisë në fshatin Gazivod të komunës së Zubin Potokut, ka rezultuar në zbulimin e një sasie droge në një veturë, shkruan Mitropol.

Rasti është regjistruar dje, sipas Sinjalit me burime, rreth orës 17:30, kur patrulla policore ka ndaluar një veturë të tipit Ford Focus, në të cilin ndodheshin dy persona.

Active

Gjatë kontrollit, në ulësen e pasme, ku ishte ulur L.S., 20-vjeçar nga Mitrovica e Veriut, ëdhtë gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike dhe disa letra për mbështjelljen e saj.

Sasia dyshohet të jetë 1 gram. Substanca është sekuestruar. Personat janë intervistuar dhe pastaj liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”./Mitropol/

Active 1