Dukato 2
KOSOVËLAJME

Aktgjykimi: Ivanoviç u vra pasi s’pranoi t’i nënshtrohej Listës Serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka përpiluar aktgjykimin e plotë me shkrim ndaj Nedelkjo Spasojeviq, Marko Roshiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, të akuzuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, të cilët më 28 qershor 2024 ishin dënuar me mbi 22 vite burgim së bashku.

Në aktgjykimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i cili është nënshkruar nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, thuhet se të pandehurit ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar që ka vepruar për një kohë të gjatë në veri të Kosovës, nën udhëheqjen e Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, të cilët kërkohen nga organet e drejtësisë në Kosovë. Radoiçiq është i akuzuar edhe në rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

Dukato 1

Nga këto fakte të vërtetuara, është vërtetuar ekzistenca e këtij grupi kriminal të organizuar, se i njëjti ka pasur strukturë organizative me në krye Milan Radoicic, e i cili grup kriminal përpos kontrollit në fushën kriminale, ka pasur kontroll edhe në jetën politike. Duke qenë të involvuar në struktura të partisë “…” e duke ndaluar çdo rivalitet politik e deri në vrasjen e tani të ndjerit I., pasi që nuk i është nënshtruar kërkesave të këtij grupi që politikisht edhe ai t’i bashkëngjitet këtij grupi e të heqë dorë nga fushata elektorale si parti e vetme, kërkesë e strukturave shtetërore nga Serbisë”, thuhet në aktgjykim.

Më tej, theksohet se ky grup ka organizuar jo vetëm vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, por edhe zhdukjen e provave të rastit, me qëllim të sabotimit të hetimeve të autoriteteve të Republikës së Kosovës.

Sipas aktgjykimit, në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në komunat përreth, ka ekzistuar një gjendje e brishtë e sigurisë dhe një klimë kërcënimesh e shantazhesh politike të ushtruara nga grupi kriminal nën kontrollin e Milan Radoiçiqit. Ky grup jo vetëm që ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, por kishte edhe ndikim të madh politik, duke synuar eliminimin e çdo subjekti politik rival të Listës Serbe, një subjekt i cili, sipas dëshmive të përmendura në aktgjykim, gëzonte mbështetje të drejtpërdrejtë nga shteti serb./Insajderi/

 

Weelnes