Aurora Group
KOSOVËLAJME

S’pagoi gjobën prej 200 eurosh – gjoba i kthehet në dënim me burg

Një qytetar është ndaluar mbrëmë në Aeroportin “Adem Jashari”, pasi gjatë verifikimit doli se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest aktiv, shkruan Mitropol.

Burime të Sinjalit, bëjnë me dije se bëhet fjalë për Leonard Gashin, 31-vjeçar. Ai ishte dënuar me gjobë prej 200 eurosh, nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Kanosje”.

Aurora Group

Pasi nuk e kishte paguar gjobën, gjykata kishte vendosur që dënimi t’i kthehej në burgim prej 10 ditësh.

Personi në fjalë ishte ndaluar më 21 qershor, në ANP “Adem Jashari”./Mitropol/

Active 1