Dukato 2
KOSOVËLAJME

KQZ do të shpenzojë 2.5 milionë euro për diasporën në zgjedhjet lokale

Për dy ciklet e zgjedhjeve lokale, KQZ ka planifikuar të shpënzojë 2.5 milionë euro vetëm për votimin me postë dhe tërheqjen e dërgesave postare, shkruan Mitropol.

Kjo shumë mendohet të mbulojë koston për 100 mijë votues të regjistruar në ciklin e parë, 70 mijë prej tyre në ciklin e dytë dhe shërbimet e ndryshme postare.

Weelnes

KQZ, për Ekonomia Online, tha se do te kenë një pasqyrë më të qartë të kostos pas zgjedhjeve.

“Shuma e planifikuar nga KQZ-ja për të mbuluar këtë operacion zgjedhor është në vlerë dy milionë e 480 mijë euro. Në këtë planifikim është llogaritur organizimi i procesit për 100 mijë votues të regjistruar në rundin e parë, për 70 mijë prej tyre në rundin e dytë si dhe shërbimet postare për tërheqjen për në Kosovë të dërgesave nga kutitë postare që do të hapen në shtete të ndryshme të botës. Sidoqoftë, ky është vetëm një planifikim dhe do të duhej të presim përfundimin e procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për të pasur një pasqyrë më të qartë”, tha zëdhënësi Valmir Elezi.

Sipas Elezit, kjo kosto vjen shkaku i masave të ndërmarra nga Komisioni, të cilat priten të ndikojnë në integritetin e procesit të votimit jashtë Kosovës.

Ai tha se në këto zgjedhje lokale, votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk lejon organizimin e votimit në përfaqësi diplomatike.

Sipas KQZ-së, të gjithë shtetasit kosovar kanë të drejtë vote në Zgjedhjet Lokale , nëse arrijnë të regjistrohen suksesshëm.

Periudha e aplikimit dhe regjistrimit do të zgjasë nga 23 korriku deri më 29 gusht 2025./Mitropol/

Premium Store