Active 2
KOSOVËLAJME

Mehmetaj: Haxhiu e akuzuar për sulm në Kuvend, tenton sot ta udhëheqë Kuvendin

Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj, ka shpërndarë një fotografi të deputetës së VV-së, Albulena Haxhiu, të ulur në bankën e të akuzuarës në gjykatë, gjërsa gjykohet për posedim të armës në Kuvend, shkruan Mitropol.

Mehmetaj ka rikujtuar se si dikur ajo kishte futur gaz lotsjellës brenda Kuvendit, bashkë me disa anëtarë të VV-së, përderisa sot Haxhiu, thotë ai, tenton ta udhëheqë Kuvendin e Kosovës.

Active

“Sot e njëjta tenton ta udhëheqë Kuvendin, të cilin bashkë me kolegët vandalë kishin provuar ta dëmtojnë nga brenda me gazë lotsjellës e ta djegin nga jashtë me predha.”, ka shkruar Mehmetaj, duke shtuar se:

“Tragjikja s’përfundon këtu.

Kuvendin po e digjnin se ishin kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Vite më vonë vijnë në pushtet. Albin Kurti del në RTK dhe thotë se ka arritur një marrëveshje që ka brenda pikërisht Asociacionin”./Mitropol/

Active 1