Medi
KOSOVËLAJME

Mustafa-Muratit: Ai do të të duhej të fliste për mbi 600 milionë euro grante që Kosova po i humbë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, sot ka komentuar deklarimin e Ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, mbi pamundësinë e marrjes së 90 milionë eurove nga Kosova, prej Bankës Botërore, shkruan Mitropol.

Mustafa tha se po të ishte i sinçertë Hekuran Murati, do të shqetësohej se si Kosova ka humbur përmbi 600 milionë euro grante, shkaku i sanksioneve të BE-së.

Medi

Ai poashtu fajëson VV-në për kolaps “ekonomik” dhe “energjetik”.

“Ish-Ministri i Financave u paska paraqitur kinse i shqetësuar se Kosova nuk po mundet t’i marrë 90 milionë euro kredi nga Banka Botërore. Sikur shqetësimi i tij të ishte i sinqertë, ai do të duhej të fliste për mbi 600 milionë euro grante që Kosova po i humbë si pasojë e sanksioneve të BE-së, si dhe për kolapsin ekonomik, energjetik dhe politik që po pëson Kosova si pasojë e bllokimit të Kuvendit nga partia e tij.”, shkroi ai.

Sot ka dështuar senaca e 36-të tentuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës./Mitropol/

Weelnes