
Pas disa dekadave punë e kontributi të vyer, është pensionuar Shefkije Istrefi, mësuese në Qendrën Burimore, “Nëna Terezë”, shkruan Mitropol.
Me këtë rast, stafi i kësaj qendre, vlerësoi me “Mirënjohje” përkushtimin shumëvjeçar të zonjës Istrefi, si dhe i uroi pensionim të këndshëm me shëndet të plotë.
“E nderuar mësuese, ke qenë dritë udhërrëfyese për shumë fëmijë dhe familje, dhe një frymëzim i vërtetë për kolegët. Kontributi i juaj nuk do të harrohet lehtë, ai është i gdhendur në zemrat e të gjithë atyre që ke ndihmuar dhe mbështetur ndër vite”, thuhet në njoftimin e stafit.










