Arsenijeviq “lajmërohet” nga arratia, i reagon medies serbe që e quajti “njeriu i Kurtit”

Politikani serb Aleksander Arsenijeviq, ka reaguar në Facebook, një ditë pas aksionit policor në projat e tij në veri, ku u gjet armatim i rëndë, shkruan Mitropol.
Arsenijeviq, i cili është në kërkim dhe dyshohet se ka ikur në Serbi, ka shpërndarë një artikull të një mediumi serb, ku ai i quhet “njeri” i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Kurti dëshiron të rrisë vlerësimin e njeriut të tij, Aleksandar Arsenijević, përpara zgjedhjeve lokale duke sajuar një rast për armët”, shkruhet në artikull, të cilit Arsenijeviq i ka replikuar, duke shkruar: “E turpshme, nuk do të mund të ishte më e turpshme”./Mitropol/








