Active 2
02LAJME

Armatimi i gjetur në pronën e tij, Arsenijeviç: Nuk kam pasur dijeni

Në pronën e politikanit Aleksandër Arsenijeviç, të dielën, u gjetën armë, municome, granate dote, zolla, jelekë anti-plumb e fishekë, shkruan Mitropol.

Arsenijeviç nuk u gjet në Kosovë. Ministri Xhelal Sveçla tha se do të ndalohet porsa të hyjë në Kosovë.

Medi

Se te premtën ka udhëtuar jashtë Kosove, politikani serb ka treguar për Tëvë1.

Ai tha se nuk ishte në dijeni për armatimin e gjetur në pronën e tij.

“Që nga e premtja nuk jam në Kosovë dhe mezi pres të kthehem për të demantuar gënjeshtrat, ndërsa “dënimi” publik nga ana e Sveçlës më duket sikur tashmë jam i dënuar. Pas asaj fushate politike dhe propagandistike, nuk më duket se do të kem një proces të drejtë. Vazhdoj të deklaroj se asgjë nga ajo që është gjetur nuk është e imja, dhe se është gjetur në një stallë të hapur, ku qëndron kali në livadh, ushqehet dhe strehohet aty. Për jelekun antiplumb që ai e përmend, është një jelek klasik diplomatik që mbron nga goditjet me thikë dhe kalibra të vegjël – një jelek civil. Kjo është një ndjekje klasike politike dhe fizike”, ka thenë Arsenijeviç.

Zv.drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar për Tëvë1, se kanë kontakuar me Arsenijeviçin.

Active 1