Active 2
02LAJME

I morri 120 euro – “Grabitje” në Kçiq të Mitrovicës në “Veda Petrol”

Një person i maskuar në orët e para të mengjesit në Kçiq të Mitrovicës, ka kryer një grabitje të armatosur në një pikë të karburanti të “Veda Petrol”, shkruan Mitropol.

Rasti, sipas zëdhënësit të policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti për Mitropol, ka ndodhur rreth orës 01:25.

Dukato 1

Sipas Zahitit, autoritetet janë duke ndërmarrë veprime hetimore. Ndërsa rasti është cilësuar “Grabitje”.

“Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast.”, tha Zahiti për Mitropol.

I dyshuari, sipas Sinjalit, dyshohet se ka grabitur 120 euro.

Dukato 1