
Një vjedhje e rëndë me dem të madh financiar është raportuar në Pejë, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë një shumë parash dhe stoli me vlerë, shkruan Mitropol.
Rasti është denoncuar rreth orës 17:30, më 23 qershor, sipas Sinjalit, nga pronari i shtëpisë, I.L., në rrugën “Ali Hysvukaj” në Pejë.
Sipas dëshmisë së tij, ai kishte qenë në fshatin Stankaj në Rugovë që nga data 21 qershor, ndërsa në kthim ka gjetur derën dytësore të hapur dhe gjendje rrëmuje në shtëpi.
Nga kontrolli paraprak, i dëmtuari ka deklaruar se i mungojnë: 22.000 dollarë para të gatshme, 7.000 euro, një orë dore me vlerë 22.000 dollarë, stoli ari në vlerë 15.000 euro.
Autoritetet relevante kanë dalur në vendngjarje. Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”, kurse hetimet vazhdojnë.








