Active 2
LAJME

Sekretari i NATO-s flet në Forumin Publik të NATO-s, tregon planet e mbrojtjes të shteteve anëtare

Conversation with NATO Secretary General Mark Rutte moderated by Benedikt Franke, Vice Chairman and CEO, Munich Security Conference

Sot ka filluar zyrtarisht Samiti i NATO-s në Hagë në të cilin do marrin pjesë liderë nga 32 shtetet anëtare, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski i cili arriti në Hagë mbrëmë, si dhe rreth 20 mijë pjesëmarrës. Samiti i Aleancës Veri-atlantike zhvillohet në Forumin Botëror, njofton Mitropol.

Holanda ka angazhuar rreth 12 mijë policë për mbarëvajtjen e ngjarjes kryesore të sigurisë në botë. Policia holandeze ka organizuar operacionin e saj më të madh të sigurisë për samitin më të shtrenjtë të NATO-s deri më tani, me një kosto prej 183.4 milionë eurosh.

Dukato 1

Samiti i NATO-s është i pari në të cilin merr pjesë presidenti i SHBA Donald Trump që kur ai mori detyrën në janar për mandatin e tij të dytë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte gjithashtu do ta kryesojë takimin për herë të parë.

Një nga pikat kyçe të samitit është diskutimi për mbështetjen ndaj Ukrainës karshi Rusisë dhe plani i ri i investimeve në mbrojtje, që parasheh ngritjen e kufirit të shpenzimeve në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shtetet anëtare. Edhe diskutimi për sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit pas tensionimit të situatës mes Izraelit dhe Iranit do jetë i pashmangshëm.

Dita ka nisur me fjalimin e sekretarit të Përgjithshëm, Mark Rutte në Forumin Publik të NATO-s.

Conversation with NATO Secretary General Mark Rutte moderated by Benedikt Franke, Vice Chairman and CEO, Munich Security Conference

I pyetur se si ndjehet që samiti i parë po mbahet në qytetin e tij të lindjes, Rutte tha se ndjehet shumë krenar.

“Ndjehem shumë krenar që Samiti po mbahet në qytetin tim të lindjes. E nisëm me NATO-n në Samitin e Madridit, duke filluar këtë lobim për ta sjellë samitin këtu në Hagë. Por nuk isha në gjendje të planifikoja njëkohësisht një samit, zgjedhjet dhe që unë të bëhesha Sekretar i Përgjithshëm. Po, jam një planifikues i shkëlqyer, por jo aq i mirë.”, u shpreh ai si me humor.

“Megjithatë, ndjenja është fantastike që po e presim këtë samit këtu në Hagë.”, tha mes tjerash Rutte.

Rutte theksoi se Gjermania njoftoi se dëshiron të arrijë 3.5% të shpenzimeve bazë për mbrojtje dhe gjithsej 5%, jo në vitin 2035, por në vitin 2029. Suedia tha ai, njoftoi javën e kaluar se synon të arrijë në 3.5% gjatë viteve në vijim.

“Norvegjia, nën udhëheqjen e mençur të kryeministrit të saj, por edhe të ministrit të Financave – Jens Stoltenberg, të cilin e njohim shumë mirë – do të arrijë 3.5% dhe pastaj 5% në vitet e ardhshme. Pra, këto janë njoftimet e para që po vijnë tani. E dimë që vende si Polonia, Estonia, Letonia, Lituania, Finlanda – janë tashmë shumë pranë këtij qëllimi, dhe shumë të tjera do t’i ndjekin.”, theksoi Rutte.

Gazetari i Mitropol, Urall Boshnjaku do jetë i vetmi gazetar i akredituar nga mediet shqipe nga Kosova që do mbuloj drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ngjarjen që konsiderohet si ngjarja kryesore e sigurisë në botë./Mitropol/

Weelnes