Active 2
LAJME

Shefi i NATO-s për Trumpin: Europa do të paguajë një ÇMIM TË MADH, ashtu siç duhet

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social një screenshot të një mesazhi që ka marrë nga shefi i NATO-s, Mark Rutte. Zyrtarë të NATO-s e kanë konfirmuar për agjencinë Reuters se Rutte e ka dërguar këtë mesazh më herët gjatë ditës së sotme.

Medi

“Zoti President, i dashur Donald, ju përgëzoj dhe ju falënderoj për veprimin tuaj vendimtar në Iran, i cili ishte vërtet i jashtëzakonshëm dhe diçka që askush tjetër nuk ka pasur guximin ta bëjë. Kjo na bën të gjithëve më të sigurt. Sonte në Hagë, po fluturoni drejt një suksesi tjetër të madh. Nuk ishte e lehtë, por të gjithë do ta nënshkruajnë përqindjen prej pesë për qind”, thuhet në mesazh.

“Donald, na ke çuar drejt një momenti me të vërtetë, me të vërtetë të rëndësishëm për Amerikën, Europën dhe botën. Do të arrini diçka që ASNJË president amerikan nuk ka mundur për dekada me radhë. Europa do të paguajë një ÇMIM TË MADH, ashtu siç duhet, dhe kjo do të jetë fitorja juaj. Udhëtim të mbarë dhe shihemi në darkën e Madhërisë së Tij! – Mark Rutte”, përfundon mesazhi.

Përndryshe gazetari i Mitropol, Urall Boshnjaku është i vetmi gazetar i akredituar nga mediet shqipe nga Kosova që po mbulon drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ngjarjen që konsiderohet si ngjarja kryesore e sigurisë në botë./Mitropol/

Koha