Dukato 2
KOSOVËLAJME

Gjykata e Apelit vendos: Të arrestuarit në aksionin “Qielli i thyer” mbesin në paraburgim

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes së të dyshuarëve të arrestuar në aksionin “Qielli i thyer”. Ndërsa ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në lidhje me paraburgimin prej 30 ditësh, të 22 të dyshuarëve përkatës, shkruan Mitropol.

Kështu përcjell IndeksOnline.

Active

“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, i ka refuzuar si të pabazuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., ndërsa ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025”, thuhet në njoftimin e tyre, sipas Betimi Për Drejtësi.

Themelorja më 4 qershor, u kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Active