Active 2
KOSOVËLAJME

Erdoğan për Mitropol: Gjersa kemi KFOR-in turk në veri të Kosovës, aty nuk do ketë asnjë problem

Sot vazhdon dita e dytë e Samitit të NATO-s në Hagë në të cilin po marrin pjesë liderë nga 32 shtetet anëtare si dhe rreth 20 mijë pjesëmarrës. Samiti i Aleancës Veri-atlantike zhvillohet po në Forumin Botëror, shkruan Mitropol.

E sot para mediave është prononcuar presidenti amerikan, Donald Trump si dhe ai turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Aurora Group

Presidenti Turk, u pyet nga gazetari i “Mitropol”, Urall Boshnjaku lidhur me KFOR-in turk që po qëndron në veri të vendit.

KFOR-i i Turqisë ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe gjersa KFOR-i turk ndodhet aty, inshallah aty nuk mundet dhe nuk do ketë ndonjë problem.”, u shpreh Erdoğan .

Koha