Ristiq, i akuzuar nga Kurti si njeri i shërbimeve serbe, ka themeluar një parti në Kosovë

Zharko Ristiq, i akuzuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si njeri i shërbimeve inteligjente serbe, ka themeluar nië parti në Kosovë, shkruan Mitropol.
Partia në fjalë do të quhet “Aleanca e Kosovës”.
Kjo parti ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë.
Goran Markoviq, kryetar i kësaj partie, tha se serbët janë detyruar nga regjimi në Beograd, që të votojnë për Listën Serbe.
“Pas disa përpjekjesh për t’u regjistruar si parti, ne më në fund ia dolëm të tejkalojmë gjithçka e të merrnim vendimin për regjistrim,”, ka thënë Marinkoviq, duke fajësuar Listën Serbe, për shkaktim telashesh në rrafshin teknik, në sajë të regjistrimit si parti.
Aleanca e Kosovës, sipas vet partisë, do të përpiqet të jetë agjent konstruktiv politik në luftën për mbijetesën e serbëve në Kosovë.
“Askush nuk është që të na mbrojë, askush nuk na del zot. Largimi i serbëve nga institucionet dhe policia e Kosovës ishte gabim i tmerrshëm nga Aleksandër Vuçiqi, dhe tani është e qartë se na ka kushtuar shumë,” ka thënë kryetari i saj, raporton Nacionale.
Kujtojmë se më 9 mars të këtij viti, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e kishte përmendur me emër e mbiemër Ristiqin, si të lidhur me shërbimet e inteligjences së Serbisë./Mitropol/








