Trump thotë se kërcenoi Serbinë me ndalim të tregtisë me SHBA-të, nesë do të luftonte Kosovën

Presidenti Donald Trump, ka përmendur prapë Kosovën dhe Serbinë, si pjesë të punës së tij të politikës së jashtme, shkruan Mitropol.
Ai tha se nuk e di nëse ka një president qe ka punuar më shumë se ai.
“Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia, Kosova, do të shkonin drejt saj, do të ishte një luftë e madhe. Unë thash që nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Dhe ata thanë që, shiko, ndoshta nuk do të shkojmë drejt asaj. Kjo ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin”, ka thënë Trump, përcjell Express.
Trump, para dy ditësh kishte përmendur Serbinë dhe rrezikun që shteti serb të niste një përplase, të cilën, sipas tij, ai e kishte parandaluar.
Trump ishte i pranishëm ditë më parë në samitin e NATO-s në Hagë.
Nga ky samit, ka raportuar gazetari Urall Boshnjaku i Mitropol, si i vetmi gazetar nga mediat shqiptare i akredituar për ta ndjekur ngjarjen./Mitropol/








