Medi
KOSOVËLAJME

Të shtëna në Prishtinë: Dy persona me motorr gjuajtën drejt një veture

Sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, rreth orës 17:30, ka pasur të shtëna me armë, prej të cilave nuk ka pasur të lënduar, shkruan Mitropol.

Dëshmitarët në vendngjarje, treguan se dy persona në një motoçikletë kishin qëlluar drejt një veture.

Premium Store

Rasti i të shtënave është zyrtarizuar edhe nga policia.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Hetimet po vazhdojnë./Mitropol/

Koha