Active 2
02KOSOVËLAJME

“E dua mbesën me çdo kusht!” – Vjehrri tenton të marrë me forcë fëmijën, policia ia gjen edhe armët në shtëpi

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin e Vushtrrisë, ku një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për marrje apo mbajtje të kundërligjshme të një fëmije, si dhe për armëmbajtje pa leje, njofton Mitropol.

Sipas raportit policor, rreth orës 14:30 të datës 27 qershor 2025, një burrë është ndaluar nga autoritetet pasi dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë mbesën e tij 3 vjeçare për t’u përkujdesur vetë për të. Megjithëse qëllimi mund të jetë paraqitur si kujdes familjar, nëna e fëmijës kishte kundërshtuar veprimin dhe e kishte raportuar rastin, duke e konsideruar ndërhyrje të paligjshme dhe të dhunshme në jetën e saj dhe të vajzës.

Aurora Group

Mirëpo ky nuk ishte i vetmi shqetësim për policinë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë ajrore, të cilat dyshohet se i posedonte pa leje. Armët janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Prokurori i rastit ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të të dyshuarit dhe pas intervistimit në stacion policor, ai është dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Premium Store