
Zarife Çoçaj, 32 vjeç, nga Prizreni, gjithmonë ka dëshiruar që të bëhet përkthyese profesionale, ndërkaq tashmë e ka rastin që ta realizojë ëndrrën e saj, duke marrë parasysh se është regjistruar në drejtimin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
“Edhe pse nuk kam përvojë si përkthyese e gjuhës serbe në atë shqipe, në të ardhmen e shoh veten si përkthyese”, thotë Çoçaj për Radion Evropa e Lirë.








