Pellini
KOSOVËLAJME

Përfundon festa e Vidovdanit – dy të arrestuar e thirrje nacionaliste

Ka përfunduar festa e Vidovdanit, e mbajtur në periferi të Prishtinës, shkruan Mitropol.

Gjatë përfundimit të kremtimit, ka pasur thirrje nacionaliste “Kosova është Serbi”.

Medi

Dy shtetas serb janë shoqëruar nga Policia e Kosovës, ku njëri kishte provokuar me pistoletë të plastikës, ndërsa tjetri mbante veshur një bluzë me foton e Aleksandër Arsenijeviq, të dyshuarit për krime lufte.
I njëjtu dyshohet se ka pënguar disa zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Përceç Policisë së Kosovës, në terren kanë qenë edhe pjesëtarë të Njesisë Dpeciale, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët kanë monitoruar ngjarjen.

Vidovdani festohet tradicionalisht edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila kryen edhe ritin fetar përkatës, si shenjë përkujtimi për ushtarët e vrarë në atë që njihet si Beteja e Kosovës./Mitropol/

Koha