Premium Store
KOSOVËLAJME

Krasniqi pas takimit të thirrur nga Kurti: Aktrim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka cilësuar aktrim takimin e ftuar sot nga Albin Kurti, për dalje nga bllokimi institucional, shkruan Mitropol.

Ai tha se ky takim ishte “për të aktruar mbushjen e një obligimi”.

Premium Store

“Takimi që u ftua nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep për konsultime në mirëbesim dhe përgjegjësinë për të gjetur kompromis, rezultoi i pasuksesshëm sepse situata s’është e njëjtë, por Kurti është i njëjtë”, ka thënë ai.

Kransiqi poashtu tha se nëse votohet nesër për komision për votim të fshehtë, deputetët, sipas tij, do të bëjnë shkelje të Kushtetutës.

Të pranishëm në takim qenë të gjithë liderët e partive politike të pozitës dhe ish-opozitës./Mitropol/

Active