Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kurti: Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka folur para mediave, pas mbajtjes së takimit me liderët e partive politike, ku u diskutua për mundësitë e zgjidhjes së krizëa politike, shkruan Mitropol.

Kurti tha se “nëse jemi duke u mbledhur afër 40 herë, pse të mos provojmë votimin e fshehtë” kurse tha se nuk janë të sigurtë 100% nëse Haxhiu ka 61 vota me votimin e fshehtë.

Premium Store

“Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë. Mirëpo, nëse jemi duke u mbledhur afër 40 herë pse të mos e provojmë votimin e fshehtë. Nëse po vijmë çdo 48 orë, pse njërën prej këtyre herave të mos e provojmë votimin e fshehtë”, tha Kurti.

Pas takimit janë prononcuar edhe Memli Krasniqi nga PDK, e Lumir Abdixhiku nga LDK. I pari tha se takimi i thirrur nga Kurti, ishte aktrim sa për të kryer një obligim që Kushtetuesja ia jep për konsultim në mirëbesim, kurse Abdixhiku tha se Albin Kurti offoi kushtëzime të cilat nuk u pranuan nga kryetari i LDK-së./Mitropol/

Premium Store