Medi
KOSOVËLAJME

Arrestohet Valon Syla – dyshohet për lëndim të lehtë trupor dhe dhunë në familje

Mbrëmjen e 27 qershorit është arrestuar në Prishtinë, gazetari Valon Syla, nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor, shkruan Mitropol.

Sipas Sinjalit, ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuesës së tij.

Medi

Viktima E.N., në bazë të të dhënave policore, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar rëndë nga i dyshuari, për çka ka pranuar trajtim mjekësor dhe është fotografuar për dëshmitë e lëndimëve.

Poashtu, motra e viktimës së dhunës, ka dorëzuat video-incizime të momentit të incidentit, të cilat do të përdoren si provë në rastin penal.

Syla është intervistuar në prani të avokatit, ndërsa me urdhër të prokurorisë është ndaluar për 48 orë.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.
Hetimet po vazhdojnë./Mitropol/

Weelnes