Premium Store
KOSOVËLAJME

Shala thotë se ky mandat qeverisës i ka kushtuar Kosovës rreth 1.7 miliardë dëm ekonomik

Deputeti Ferat Shala ka thënë se Kosovës, ky mandat qeverisës, i ka kushtuar rreth 1.7 miliardë euro dëm ekonomik, shkruan Mitropol

Shala tregoi se gjatë këtij mandati qeverisës të LVV-së, Kosova ka humbur rreth 300 miliardë euro fonde të ndryshme të BE-së, për shkak të sanksioneve që ka.

Premium Store

“Kosova në këtë mandat qeverisës i ka humbë 230 milionë euro fonde të EMSS të ndara për gasin i cili kurrë nuk është realizuar dhe tashmë kemi projektin e dështuar edhe të baterive të pretenduara të kësaj qeverie. Kosova ka humbë rreth 300 miliardë euro fonde të ndryshme të BE për shkak të sanksioneve që Kosova është. Pra ky mandat qeverisës vendit i ka kushtuar 1,7 deri 1.8 miliardë euro, dëm ekonomik, klasik dhe të matshëm, dhe pa e llogaritur këtu dëmin e pjesës tjetër të deficitit tregtar, pa e llogaritur dëmin e inflacionit, pa e llogaritur shkallën e ulët si asnjëherë tjetër të realizimit të investimeve kapitale dhe shumë projekte tjera tashmë të parealizuara”, tha ai për GazetaBlic.

Shala tha se fajtorët kryesor se Kosova është në sanksione, janë institucionet e shtetit që kanë udhëheque tash e 6 vite.

“Ne duhet ta kemi të qartë që Kosova është nën sanksione de fakto dhe dejure të BE, dhe fajtorë kryesor janë institucionet e shtetit që kanë udhëhequr dhe menaxhuar tash e 6 vite me institucionet e Republikës së Kosovës, nuk mund ta hedhësh fajin te opozita për shkak të paaftësisë menagjeriale dhe politikave krejtësishtë të gabura brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh ai.

Ndër tjera ai tha se Kosova po humbet edhe një buxhet prej 3.5 miliardë eurove.

“Ne i kemi 5 vite praktikisht qeverisje me buxhet, Kosova po e humbë edhe këtë vitë një buxhet prej 3.5 miliardë euro, tash jemi në fund të muajit të 6 nuk kemi rishqyrtim buxhetor, nuk kemi raporte për shpenzime të buxhetit nuk kemi asnjë të dhënë zyrtare për mënyrën e hargjimit buxhetor për këtë vit. Por edhe nëse i shtojmë buxhetet e 4 viteve të kaluara në esencë ne nuk kemi realizuar projekte të pritshme dhe të duhura për zhvillimin e vendit. Pra kemi shumë dëme si në askpetin ekonomikë, social, politik e kështu me radhë por me theks të vecantë Kosova ka humbë imazhin si vend prespektiv për zhvillim dhe investime, sot nuk kemi asnjë investitor të ardhur nga jashtë apo investitor strategjik që mund apo pret për një projekt të caktuar”, shtoi ai./Mitropol/

Koha