Aurora Group
KOSOVËLAJME

Eksperti i sigurisë: Nëse Serbia kryen një akt lufte kundër Kosovës, Amerika është automatikisht në luftë me Serbinë

Artur Meçollari, ekspert sigurie, komentoi mbi deklaratat që presidenti Trump ka bërë ndaj Kosovës dhe Serbisë, për të cilat ai e quan vetën një ndërmjetësues dhe parandalues të konflikteve të mundshme ndaj dy vendeve, shkruan Mitropol.

Meçollari, në Balkan Talks, thekson se Serbia ka kapacitet për kërcenime ndaj Kosovës, por nuk mund të veprojë praktikisht.

Medi

Sipas tij, Kosova ka mbrojtje të fortë dhe si rrjedhojë, Serbisë do t’i duhet të përballet edhe me Amerikën, nëse kryen veprime lufte mbi Kosovën.

“Mendoj se Serbia sot ka kapacitete dhe ka qëllim për të kryer një luftë konvencionale. Kërcënimin jo konvencional e ka bërë dhe në të kaluarën, mund të përmend rastin e Banjskës që ishte agresion, goditjen e kanaleve të ujit. Ekziston qëllimi që Serbia të destabilizojë Kosovën, se cila është forma jo konvencionale apo e jo konvencionale, është diçka tjetër.

Serbia sot e ka të pothuajse të pamundur pasi siguria e Kosovës garantohet nga KFOR-i.
Nëse Serbia kryen një akt lufte kundër Kosovës, Amerika është automatikisht në luftë me Serbinë për shkak se garancia është KFOR, që është pjesë e NATO-s”, tha eksperti Muçollari./Mitropol/

Dukato 1