Active 2
02LAJME

Kryetari i Zubin Potokut: Po të kishte qarkullim në urën kryesore s’ka pas nevojë për ura tjera

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur lidhur me planet e Qeverisë në detyrë për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke thënë se po të lejohej qarkullimi në urën kryesore, s’do të kishte nevojë për ura të tjera, shkruan Mitropol.

Ai tha se ky hap vjen si pasojë e ndalimit të qarkullimit në urën ekzistuese – ndalim ky, që sipas tij, paraqet “përçarje”.

Weelnes

Ai shtoi se në këtë “temë” janë implikuar edhe ndërkombëtarët.

“Ndalimi i qarkullimit në urën ekzistuese ka qenë i papranueshëm sepse nuk paraqet rrezik por kjo paraqet përçarje. Në këtë temë janë të implikuar edhe ndërkombëtarët, nuk duhet njëherë por po të kishte qarkullim në urën kryesore s’ka pas nevojë për ura tjera”, tha Zeqiri për FrontOnline./Mitropol/

Premium Store