Medi
KOSOVËLAJME

Në një kafe në Podujevë, shërbehej edhe drogë – arrestohet menaxheri

Një operacion i befasishëm policor në qytetin e Podujevës ka zbuluar një skandal të rëndë: në vend se vetëm kafe, në një lokal shërbehej edhe drogë e paketuar për shpërndarje.

Njësitë policore, sipas Sinjalit, kanë ndërhyrë në lokal.

Active

Gjatë kontrollit në lokal, në një kuti kafeje janë zbuluar 11 doza të mbështjella me folje, të gatshme për shitje, si dhe një bluarëse me mbetje të substancave narkotike.

Personi, menaxher i hapësirës, një 21-vjeçar, u arrestua dhe u shoqërua në ndalim.

Ai u ndalua për 48 orë. Ndaj tij është inicuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Hetimet po vazhdojnë në atë se nëse lokali bën pjesë në një zinxhir më të madh të tregtisë ilegale me drogë./Mitropol/

 

Premium Store