
Një 20-vjeçar ka rënë në duart e policisë, mbrëmjen e djeshme në Skënderaj, pas një kontrolli që ka rezultuar me sekuestrimin e substancave narkotike dhe një mjeti të rrezikshëm.
Personi i dyshuar, A.Osmankaq, sipas Sinjalit, po qarkullojte me veturë bashkë me një pasagjer në rrugën “Shaban Jashari”, kur është ndaluar nga njësia patrulluese.
Gjatë një kontrolli fizik dhe të automjetit, tek i dyshuari janë gjetur një gram marihuanë dhe një pajisje elektroshok, për të cilat ai ka deklaruar se janë në pronësi të tij.
Pasagjeri është intervistuar në cilësinë e pasagjerit.
Me vendim të prokurorit të rastit, është inicuar rasti “Posedim i paautorizuar i nrakotikëve” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armës”.
Procedurat ndaj të dyshuarit, do të ndiqen në gjendje të lirë./Mitropol/








