“Në kontinentin evropian janë, përpos Kosovës, edhe plot 18 shtete tjera”, Cakolli i përgjigjet “kërkesës” së Kurtit

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i ka reaguar Albin Kurtit, i cili dje pyeti gazetarët që t’ia gjejnë një rast në Evropë, ku partia e parë ka fituar më shumë vota se dy partitë pasuese, shkruan Mitropol.
Cakolli i ka gjetur tri raste në Ballkanin Perëndimor dhe 15 të tjera në Evropë.
“Jo që ka relevancë në raport me funksionimin demokratik të institucioneve – e sidomos nevojën për kompromis politik në Kosovë – por, veç për hir të korrektësisë:
Në kontinentin evropian* janë, përpos Kosovës, edhe plot 18 shtete tjera, ku në zgjedhjet e fundit parlamentare, subjekti i parë ka fituar më shumë mandate se subjekti i dytë dhe i tretë – marrë së bashku. Veç në Ballkanin Perëndimor, janë tri raste.
raste.
🇦🇱 🇦🇲 🇦🇿 🇧🇾 🇭🇷 🇩🇰 🇪🇪 🇬🇷 🇭🇺 🇮🇹 🇱🇹 🇲🇰 🇲🇩 🇷🇺 🇷🇸 🇸🇮 🇺🇦 🇬🇧”, ka shkruar Cakolli, duke vendosur flamujt e shteteve në fjalë.








