Premium Store
KOSOVËLAJME

Krasniqi: VV-ja ka konsumuar një shkelje të Kushtetutës me vetëdije

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Lëvizja Vetëvendosje sot ka “konsumuar një shkelje të Kushtetutës me vetëdije”.

Ai tha se kjo qasje e LVV-së edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është “një nivel i ri jo vetëm i papërgjegjësisë, por i rrezikimit të demokracisë në Kosovë”.

Premium Store

Krasniqi tha se PDK-ja do ta shqyrtojë “qysh sot” mundësinë e dërgimit të shkeljes së sotme, siç thotë, në Kushtetuese.

“Dhe normalisht që ne do ta shqyrtojmë qysh sot mundësinë e dërgimit të një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta mundet edhe vetë Presidentja. Ndoshta mundet i njëjti grup i deputetëve që e kanë dërguar edhe në të kaluarën. Pse jo, nëse kanë paqartësi, mundet me e çu edhe vetë grupi i Vetëvendosjes, sepse për ata përnjëmend gjithçka është e paqartë, sepse mendojnë se vetë mmënyra qysh e shohin ata realitetin është e vërteta, por nuk është”, tha ai.

“Një formë ose tjetër, unë jam i bindur që ne do të përfundojmë në Gjykatën Kushtetuese përsëri, sepse nëse deri më 26 korrik nuk përmbushet obligimi që na e ka dhënë aktgjykimi i Gjykatës për ta konstituuar Kuvendin, atëherë përgjigje konkrete në këtë aktgjykim nuk ka. Na mbetet të marrim përgjigje të reja dhe t’i japim vendit zgjidhje”, tha Krasniqi.

Kryetari i PDK-ja tha se ka shpresuar vërtetë që në LVV “do të reflektojnë dhe do të tërhiqen nga bllokada”.

Kryetari i PDK-së, tha se ka shpresuar se VV-ja do të tërhiqet nga bllokada.

“Por shpresa ime ka qenë vërtet – sidomos pas konsultës së pardjeshme kur nuk u mbajt seanca, që ata do t’i thirrin mendjes së shëndoshë, që do të reflektojnë dhe do të tërhiqen nga bllokada, por siç duket kjo nuk ndodhi”, tha ai./Mitropol/

Dukato 1