
Në Seancën e 40-të të rregullt të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, të mbajtur nën drejtimin e kryesueses Vesa Broja dhe në prani të kryetarit Bedri Hamza, u miratua zyrtarisht Harta Zonale Komunale 2023–2031, pas korrigjimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, përcjell Mitropol.
Vendimi erdhi pasi MAPL konstatoi se vlerësimi paraprak për mosmiratim kishte qenë i gabuar, duke sqaruar se numri i votave në seancën e kaluar kishte qenë i mjaftueshëm për miratim.
Seanca vazhdoi me shqyrtimin dhe miratimin e rendit të ditës, përfshirë:
• Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026–2028
• Raportin e punës së Kryetarit për vitin 2024
• Raportin financiar janar–mars 2025
si dhe disa ndryshime në përbërjet e komisioneve komunale.








