
Sot është bërë vendosja e gurëthemeleve të dy urave të reja mbi lumin Ibër, shkruan Mitropol.
Në momentin kur filloi vendosja e gurëthemelit të urave në Mitrovicë, disa serbë në sheshin e Mitrovicës së Veriut filluan të fishkëllonin.
Zëdhënësi i Policisë për Veriun, Veton Elshani konfirmoi lajmin për “Mitropol” duke thënë që 6 persona u arrestuan për mos-respektim të urdhërave policor.
“Në total sot janë arrestu 6 persona. Do t’iu shqiptohet nga një tiketë për kundërvajtje”, tha Elshani për Mitropol.








